Tek Vllaznia jane duke punuar per te forcuar skuadren dhe ne perpjekjet per te gjetur lojtare me pervoje, drejtuesit e klubit ne bashkepunim me stafin teknik kane hedhur syte edhe nga Akademia.

Dhe pikerisht tek ekipi U19 kane gjetur nje tjeter “perforcim”. Behet fjale per kapitenin e ketij ekipi Olsi Mali i cili prej dy ditesh i eshte bashkuar ekipit ne stervitje.

Ne fakt nuk eshte nje emer i panjohur edhe per stafin teknik te ekipit te pare sepse eshte stervitur me ta edhe ne vere. Duke qene nen kontrate me klubin, ai per gati nje muaj ishte nen dispozicion te trajnerit Jonuz, por me pas duke ardhur lojtare dhe duke u plotesuar ekipi, Mali u rikthye serish tek ekipi i te rinjve ngaqe ka moshen ende per te luajtur me te.

18 vjeçari luan ne repartin e mesfushes dhe konsiderohet nje lojtar me te ardhme dhe jo me kot drejtuesit e klubit ka disa muaj qe kane firmosur kontrate me te.

Nisur nga largimi i 5-6 lojtareve nga ekipi, stafi teknik i ekipit te pare ka vendosur ta perfshije serish ne listen e futbollisteve qe do te udhetojne neser per ne Oher per stervitje.
www.shkodrasport.com