Kater mungesat ne takimin e neserm ndaj Bylisit e kane bere te trazohet jo pak stafin teknik te ekipit te Vllaznise per ndertimin e formacionit. Zevendesimi i ndonjerit prej ketyre lojtareve duket i veshtire, nisur nga pozicioni ku ai luan dhe per me teper kontigjenti qe kane ne dispozicion.
Keshtu problem ka qene mbrojtesi i djathte. Lojtari qe ka luajtur rregullisht nga fillimi e deri javen e kaluar ne ate vend- Erdenis Gurishta, mungon per arsye te kartonave te verdhe.
Po ashtu, edhe lojtari tjeter qe luan ne kete pozicion, maqedonasi Filip Gligorov do te mungoje edhe ai per arsye te demtimit dhe kesisoj krahu i djathte ka mbetur ne njefare menyre “zbuluar”.
Ne ndonje ndeshje te meparshme, ne kete pozicion eshte kthyer te luaje Shtubina por kete here nuk do te ndodhe keshtu. Trajneri Mirsad Jonuz ka marre nje vendim tjeter per njeriun qe do ta nise si titullar ne krahun e djathte te mbrojtjes.
Behet fjale per 19 vjeçarin Elmir Lekaj. Ish- kapiteni i ekipit Vllaznia U19 luan ne kete pozicion dhe gjate ketyre muajve qe eshte bere pjese e ekipit te pare, eshte stervitur fort duke pritur kete moment.
Dhe Lekaj neser do te jete ne fushe nga minuta e pare. Duke patur mbeshtetjen e te gjitheve qe do t’i kerkojne vetem te beje lojen e tij. Vetem aq. Vllaznia ka nevoje per gjak te ri dhe prandaj ai duhet t’ua shperbleje trajnereve per besimin qe po i japin.
www.shkodrasport.com