Do te luhet ne Kamez, ne nje fushe shume te veshtire, ndaj nje kundershtari qe ka bere mire gjate ketij kampionati si kastrioti, megjithate Vllaznia do te luaje ne sulm.
Kuqeblute vijne nga nje moment jo shume i mire, por neser do te luajne gjithçka per gjithçka. Kjo shihet edhe nga formacioni qe trajneri Thomas Brdariç mendohet te hedhe ne fushe nga minuta e pare.
Vllaznia ndaj ekipit krutan do te luaje me tre sulmues e ky eshte nje tregues i objektivit qe ajo do te kete ne kete ndeshje. Por perpos kesaj, ndryshime dhe befasi do te kete edhe ne repartet e tjera.
Vete ne porte nuk ka ndryshime sepse do te luaje Zogoviç serish nga minuta e pare ashtu si ne çdo ndeshje tjeter. Nderkohe ne mbrojtje do te luhet me kater futbolliste teksa Gurishta e Isaevski do te jene ne krahe, ndersa dyshja e qendres kete here do te jete e formuar nga Adili dhe Shehi.
Reparti i mesfushes do te jete i perbere nga tre lojtare. Ne vend te dyshes Krymi- Jonuzi qe do te mungojne per arsye kartonash, kete here do te luaje Marku dhe Kaleziç ndersa para tyre do te jete Imeri.
Nga ana tjeter ne sulm do te jene Kruja dhe A.Hoxhaj ne krahe dhe ne mbeshtetje te Dilaver qe do te jete ne maje te ketij reparti. Kjo mendohet te jete 11-shja me te cilen Vllaznia do ta nise ndeshjen ndaj minuta e pare me shpresen dhe synimin per ta fituar sfiden ndaj Kastriotit./SHKODRA-SPORT.COM/