Aktualisht po luhen ndeshjet e turit 1/16 të kupës së Shqipërisë. Ndeshjet që kanë filluar në orën 14:00 po shohin protagonistë gjithë ekipet kryesore të futbollit shqiptar. Ndërsa nuk kanë munguar as surprizat në pjesët e para të ndeshjeve.

Kështu në ndeshjen që po luhet në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Kukësit , vendasit po kryesojnë me rezultatin 2-0. Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe ish-mesfushori i Vllaznisë, Demir Imeri.

Ndërsa edhe Skënderbeu i Superligës është mposhtur në pjesën e parë nga Bylis me rezultatin 1-0. Gol i shënuar nga Andi Hadroj.
Gjithashtu edhe Partizani ka fituar në pjesën e parë në shifrat 1-0 në transfertën lezhjane përballë Besëlidhjes.

Në takimet e tjera rezultatet në pjesët e para kanë qenë si më poshtë:

Pogradeci – Vllaznia 0-1
Korabi-Teuta 0-1
Besëlidhja-Partizani 0-1
Bylis-Skënderbeu 1-0
Tomori-Laçi 0-1
Egnatia-Kukësi 2-0
Flamurtari-Kastrioti 0-0

Endri Cinari