Vllaznia po ben mire ne miqesoret qe eshte duke zhvilluar ne kete periudhe perpara nisjes se ndeshjeve zyrtare dhe deri me tani ka arritur t’i fitoje te dy takimet.

Ne te parin mundi 1-0 Pogradecin me golin e realizuar me 11-metersh nga Bardulla ndersa sot mundi 2-0 ekipin e Struges qe merr pjese ne Superligen maqedonase.

Te enjten nderkohe kuqeblute do te zhvillojne edhe testin e trete dhe te fundit, pikerisht ndaj Bylisit, ndeshje qe do te luhet ne Elbasan, gjate kthimit te tyre ne Shkoder.

Ne keto miqesore skuadra duket e konsoliduar mire. Ne repartin e sulmit kane ardhur dy lojtare por deri me tani ata kuptohet qe nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire dhe po ashtu duan kohe te harmonizohen me pjesen tjeter te skuadres.

Kuptohet qe nga ndeshja ne ndeshje, ata do te permiresohen dhe pritet te jene nje vlere e shtuar e skuadres.

Po ashtu, Adili e ka nisur sot ndeshjen nga minuta e pare dhe pritet qe edhe ai te jape nje kontribut per skuadren ne menyre qe ajo te arrije objektivat qe ka.

Keto miqesore jane nje test i mire per skuadren perpara nisjes se gjysmes te dyte te sezonit, teksa qe ne ndeshjen e pare ndaj Flamurtarit do te kerkohet fitorja.
www.shkodrasport.com