Ndonëse ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e tij nga fusha e blertë, ku luan prej më shumë se 15 sezonesh me radhë, duket se Safet Osja, një ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin shqiptar në 15 vitet e fundit, këtë fazë të dytë të kampionatit do të ketë një detyrë dyfishe tek ada e Velipojës, pjesë e së cilës është prej dy sezonesh. Mësohet se presidenca e kësaj skuadre i kanë afruar atij postin e drejtorit teknik, jo vetëm për pjesën e mbetur të sezonit, por edhe për në vazhdimësi. Kështu duket se tani, Osja, i “përforcon” akoma më shumë pozitat e tij tek skuadra velipojake, duke hedhur themelet si drejtues i ardhshëm për të qenë i suksesshëm ashtu si lojtarë dikur.

Por duket se mesfushori shkodran ende nuk ka hequr dorë dhe nga futbolli i luajtur. Ai është pjesë e Adës për çfarë të ketë nevojë skuadra. Sa herë që të shikohet e nevojshme, ai do të jetë edhe në fushën e lojës si futbollist, por si drejtor teknik nuk do t’i ndalet për asnjë momentit Adës për të dhënë kontributin e tij edhe në këtë drejtim. I kontaktuar nga gazeta www.shkodrasport.com, vetë Osja, e pranon një fakt të tillë. “Me thënë të drejtën, kisha menduar për një moment, pikërisht në dhjetor dhe të tërhiqem fare nga futbolli, por ishte insistimi i gjithë stafit teknik dhe drejtues të Adës së Velipojës, por edhe i shokëve të skuadrës që unë të mos largohesha. Madje ishin drejtuesit e klubit, që më ofruan, si të thuash, postin e drejtorit teknik. Nuk mund të them se as jam drejtor teknik apo edhe të kundërtën, por mund të them vetëm kaq se unë do të jem pjesë e Adës së Velipojës deri në fund të sezonit, për çfarë të kenë nevojë skuadra, qoftë në fushën e lojës, por edhe në anën teknike, në atë që ju më pyetët. Gjithsesi të shohim pastaj për më vonë”, ka pohuar për gazetën tonë, drejtori teknik i Adës së Velipojës, Safet Osja, që së bashku me trajnerin Samuel Nikaj përbërje një dyshe të një brezi të ri teknikësh, që kanë ambicje dhe kërkojnë të ecin përpara dhe pikërisht ekipi ku bëjnë pjesë aktualisht një të jetë një provë e rëndësishme për karrierën e tyre si teknik, por starti i karrierës në këtë drejtim. Në fundjavë, ekipi i Adës pret në Velipojë skuadrën e Ilirisë së Fushë-Krujës.

Mejdan ZHIVANI