Vllaznia do të luajë të shtunën kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për shkodranët që do të tentojnë një rezultat pozitiv për t’u ngjitur në vendin e katërt të Superiores.
Bulatoviç është futbollisti që rikthehet për shkodranët, ndërsa shqetësim kryesor është Victor Da Silva.
Mbrojtësi kreu skualifikimin për shkak kartonësh ndaj Teutës. Kurse, sulmuesi ka probleme fizike dhe ende s’dihet nëse do të mund të jetë i gatshëm për sfidën e orës 16:45.
Braziliani ka disa dite qe eshte ne terapi mjekesore dhe ne ditet ne vijim do te jete stafi mjekesor qe do te vendose per fatin e tij, nese do te jete ne fushe te shtunen apo jo.
Prania e tij eshte e domosdoshme, por ne fakt Vllaznia ka qene e detyruar te luaje shume ndeshje pa te, per shkak te disa demtimeve qe ka pesuar gjate ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/