Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me sytë nga Kaina dhe Mala për sfidën e sotme ndaj...

Vllaznia me sytë nga Kaina dhe Mala për sfidën e sotme ndaj të kuqve

Vllaznia do të luajë ditën e sotme në Shkodër, ku do të përballet me Partizanin për javën e shtatë të Superiores. Kështu, nëse kuqeblutë fitojnë, sfida me “demat e kuq” shihet si një “barkë shpëtimi” për të dalë nga kjo situatë dhe për të vendosur disi qetësinë në kampin shkodran.

Pritshmëritë janë të mëdha nga Esat Mala dhe Kaina, që nga ndeshja në ndeshje, kanë treguar një rritje të formës së tyre, ç’ka u bën mirë edhe atyre në aspektin psikologjik.

Kështu, fitorja me të kuqtë e kryeqytetit është detyrim, mbi të gjitha ndaj një kundërshtari si Partizani, ku shkodranët kanë ditur të fitojnë në 10-përballjet e fundit, ndërsa këtë herë do të tentojnë të përsërisin të njëjtën gjë.

Kujdesi maksimal do të jetë te pjesa e prapavijës, pasi Vllaznia është një ekip që ka pësuar shumë në këto javë, por një gjë e tillë ka ardhur duke u përmirësuar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, pikërisht ndaj Kastriotit dhe ndaj Teutës.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments