Ditën e sotme, është përmbyllur kursi i rradhës për drejtor sportiv që organizohet nga FSHF. Kursi ka nisur më 12-shtator dhe është mbyllur ditën e sotme me ceremoninë e diplomimit, ku ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku.

Pjesëmarrës në këtë kurs ka qenë edhe ish-futbollisti i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, i cili tashmë është në detyrën e drejtorit teknik të klubit të Egnatias dhe Xhoen Tugu, ish-videoanalist i kuqebluve.

Ata kanë marrë njohuri nga më të ndryshmet, duke nisur nga proçesi i liçensimit të futbollistit për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, liçensimi i klubeve, administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, rregullorja e lojës dhe kolegjiumet e arbitrave, analizat e një ndeshjeje futbolli, por edhe organizimin e sektorit të të rinjve.

Në fund të ceremonisë, u shpërndanë edhe diplomat e drejtorit sportiv për 23-pjesëmarrës, prej të cilëve dy prej tyre ishin edhe Ndriçim Shtubina dhe Xhoen Tugu.
Maringlen ZHIVANI