Sebashku me dy vellezerit Ndou, Mondin dhe Gjovalinin i kane hyre nje rruge shume te bukur, asaj te sponsorimit ne boks. Melser Abdyli, ish- boksieri shkodran qe prej vitesh jeton ne Gjermani ku dhe ka biznesin e tij, ka vendosur qe te jete serish prane sportit te tij te preferuar.

Pasi kane organizuar me sukses turneun e pare te boksit profesionist ne Offenbach te Gjermanise, tashme do te organizojne te dytin ne Shkoder me 30 mars. Ne lidhje me kete aktivitet, ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” ai do te shprehej:

“Ne kemi organizuar nje aktivitet shume te bukur ne dhjetor ne Gjermani, por ky i 30 marsit do te jete edhe shume me i bukur sepse do te jete ne Shkodren tone, ne Shqiperi, me sportdashesit tane dhe besoj se ka per te qene nje super-aktivitet, me i mire qe eshte zhvilluar ndonjehere ne vendin tone.

Do te jete i pranishem edhe nje emer i madh i boksit boteror si Roy Jones Jr, por ne me perpjekjet tona ia kemi dale ta bindim dhe ai do te jete ne Shkoder ne fund te ketij muaji. Kjo do te jete nje mundesi e mire edhe per promovimin e boksit shqiptar, por edhe Shkodres si qytet.

Sa i takon ndeshjeve, jemi munduar te perzgjedhim sportistet me te mire qe jane aktualisht ne Shqiperi te cilet do te ndeshen me kundershtare shume te forte. Kane per te qene edhe tre ndeshje per titull kampion bote, Arjon Kajoshi, Nelson Hysa dhe Ikram. Mendoj se do jete nje nate per te mos u harruar, por edhe per te mos u humbur nga sportdashesit”./www.shkodrasport.com/