Bajern Mynih shpenzoi më shumë se 150 mln euro në merkton e verës së vitit 2023, aty ku sigurimi i Herri Kejn shkaktoi bujë të madhe, marrë në konsideratë politikat e kampionëve gjermanë. Por një shumë e tillë po përflitet se do të ndodh sërish, por kësaj radhe vetëm për 2 lojtarë.

Raportimi i “El Mundo Deportivo” thekson se bordi i bavarezëve kanë hequr dorë nga objektivi madhor i Tomas Tuhel, Ronald Arauho dhe e kanë kthyer fokusin te talentet e Benfikës, specifikisht Antonio Silva dhe Zhoao Neves.

Silva është vetëm 20 vjeç dhe kërkohet nga të gjitha klubet elitare në kontinentin e vjetër. Benfika pret ofertën e duhur, ndërsa “transfermarkt” e vlerëson 45 mln euro. Ai do krijonte dyshen defensive së bashku me De Ligt, ndërsa Neves me Pavloviç në zemër të mesfushës.

Bajerni po përgatit paketën prej 150 mln euro për binomin Neves-Silva.