HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me sytë nga merkatoja edhe për një sulmues

Vllaznia me sytë nga merkatoja edhe për një sulmues

Deri më tani, Vllaznia ka zyrtarizuar vetëm tri afrime dhe bëhet fjalë nga një për çdo repart. Në mbrojtje, është afruar Dajan Shehi, në mesin e fushës Lorik Boshnjaku dhe në sulm, Kristijan Vulaj.

Ndërkohë, pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet edhe një sulmues, i cili luan në të dy krahët e sulmit. “Shkodra Sport” mëson se palët janë drejt firmosjes për dy vitet e ardhshme, teksa kanë mbetur shumë pak detaje për t’u mbyllur.

Për këtë arsye, klubi nuk po e bën ende zyrtare, edhe pse të dyja palët parimisht kanë rënë dakord për bashkëpunimin midis tyre. Palët kanë kohë që janë në bisedime dhe gjithçka është afër akordin, por drejtuesit e Vllaznisë tregohen të rezervuar për emra.

Me këto katër përforcime, “mbushet” disi edhe gropa e largimeve, të cilat për hir të së vërtetës, nuk kanë qenë të pakta dhe të parëndësishme, teksa janë larguar Diagne, Adili, Krymi dhe Da Silva, katër futbollistë të formacionit titullar.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments