Problemet e shumta qe po kalon se fundi Ada, jane reflektuar edhe ne rezultatin e ndeshjes se javes te pare te kampionatit. Velipojaket jane mundur ne fushen e tyre me rezultatin e thelle 4-0 nga Elbasani.

Ky i fundit kuptohet qe ka pretendime serioze ne kete kategori dhe si rrjedhoje ka lojtare me me pervoje ne rradhet e tij te cilet e kane zgjidhur si duhet ndeshjen duke shenuar nga dy gola per secilen pjese loje.

Tek Ada nderkohe pas largimit te trajnerit Lumanaj dy dite para startit te kampionatit, ende nuk eshte gjetur zevendesuesit dhe si rrjedhoje, sot ne pankine ka drejtuar zevendestrajneri Etrit Nika.

Ada ka luajtur ne kete ndeshje me kete formacion: Drinazi, Hurmi, Nika, Çoku, Kola, Bregu, Narkaj, A.Nika, Rekaj, Curri dhe Haxhija. Nderkohe ne pjesen e dyte Rroku, Frroku dhe Hila.

Duke filluar nga neser pritet qe Ada te kete edhe trajnerin e ri dhe si rrjedhoje gjerat mund te marrin per mire, megjithate veshtire se do te kete pretendime ne kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/