Plot 7 futbolliste 19-20 vjeçare jane aktualisht nen kontrate me Vllaznine, por drejtuesit e saj nuk kane nder mend te heqin dore edhe nga te tjere elemente cilesore qe jane pjese e Akademise, por edhe e ekipit U21.

Keshtu ka ndodhur edhe diten e sotme, kur per ndeshjen e kontrollit te ekipit te pare ka grumbulluar edhe 6 futbolliste nga keto ekipe, ashtu sic ka aktivizuar edhe Deden.

Njeri prej tyre, mbrojtesi Arsen Elbasani ka luajtur nga minuta e pare madje ne formacionin e dyte, ndersa te tjeret jane aktivizuar ne pjesen e dyte.

Behet fjale edhe dy futbolliste te tjere i ekipit U19, pikerisht 17 vjeçari Klevis Bebeziqi. Grumbullimi i ketij lojtari tregon edhe njehere tjeter se ai ka te dhena te mira dhe jo me kot po promovohet edhe ne ekipin e pare.

Bebeziqi ne fakt nuk ka luajtur ne miqesoren e sotme per shkak te nje demtimi te lehte ne tendine, megjithate do te jete ne vemendjen e stafit te ekipit te pare.

Pjese e kesaj ndeshje kontrolli ka qene edhe mbrojtesi i majte Geralb Smajli i cili ka zene vendin e Sidorencos ne pjesen e dyte.

Perpos tyre, ne miqesoren e sotme kane luajtur edhe tre futbolliste te ekipit U21, pikerisht portieri Entoni Shkoza, mbrojtesi Osmani dhe mesfushori Xhahysa. Kjo padyshim qe eshte diçka shume pozitive sepse i motivon edhe me shume te rinjte per te bere mire dhe per t’iu bashkuar sa me pare ekipit te pare./SHKODRA-SPORT.COM/