Ashtu si një javë më parë, ka ndodhur edhe sot. Presidenti I Vllaznisë Agron Çela në pamundësi për të I pranishëm në seancën stërvitore të pasdites për t’I dhënë skuadrës shpërblimin e premtuar për fitoren me Kukësin, ka dërguar një përfaqësues të tij për ta bërë këtë gjë. Ka qenë Sokol Lekaj, drejtori I Grand Hotel “Europa” ai që ka mbërritur pasdite para fillimit të stërvitjes në fushën sportive “Reshit Rusi” me zarfin në dorë të cilin ia ka dorëzuar kapitenit Amarildo Belisha.

Sigurisht që një korrektesë e tillë vlen për t’u admiruar dhe për më tepër, bën që edhe futbollistët dhe stafi drejtues të motivohen edhe më shumë. Lekaj ka falenderuar sërish skuadrën edhe për fitoren e dytë rradhazi, atë të së shtunës ndaj Kukësit, çka e bëri edhe më të këndshme atmosferën në stadiumin “Loro Boriçi” dhe njëkohësisht në emër të presidentit Çela ka premtuar se shpërblime të tilla do të ketë për çdo rezultat pozitiv që do arrijë skuadra.
www.shkodrasport.com