Vllaznia e femrave ka marre edhe fitoren e katert rradhazi. Kete here ndaj Skenderbeut ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Korçe, ne shifrat e thella 6-0 dhe si rrjedhoje, vajzat kuqeblu vazhdojne te udheheqin renditjen.

Ne takimin e sotem trajneri Leka kishte lene pushim disa prej titullareve, megjithate fitorja nuk eshte vene per asnje moment ne dyshim. Ka qene e zakonshmja Megi Doçi qe ka zhbllokuar e para rezultatin nderkohe qe sulmuesja Maria Bashka do te dyfishonte shifrat dhe me kete gol u mbyll pjesa e pare.

Ne te dyten epersia erdhi duke u rritur dhe shpejt do te vinte edhe goli i trete me autore futbollisten Luçije Gjini. Nderkohe Bashka do te shenonte serish, duke rregjistruar te paret gola me fanellen e Vllaznise.

Pas saj do te ishte kapitenia Esmeralda Franja qe do te shenonte serish golin e peste, ndersa per te mbyllur ndeshjen do te mendonte ajo q e hapi ate, Megi Doçi qe shenoi te dytin personal dhe te gjashtin per Vllaznine.

Perfundimisht 6-0 per te dhe ne kete menyre ajo ecen e sigurte drejt fitimit te titullit kampion. Per momentin duket se Tirana do te jete rivalja e saj kryesore megjithate kete do ta vertetoje sfida mes tyre e cila do te luhet ne kuadrin e javes se 9-te te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/