Pas shume kohe pritje, stafi teknik i Vllaznise me ne fund ka marre nje lajm te mire. Futbollisti brazilian Victor Da Silva duket se e ka lene perfundimisht pas demtimin qe ka patur dhe do t’i bashkohet ekipit.
Futbollisti ne fjale ka kohe qe mungon per arsye te nje terheqje muskulare e cila mori kohen e duhur te rikuperimit e cila ne fakt zgjati jo pak.
Megjithate Da Silva sot ka dale ne stervitje dhe i eshte bashkuar grupit tjeter te lojtareve dhe eshte stervitur normalisht bashke me ta.
Por nderkohe, mbremjen e sotme fizioterapisti Haxhaja ka dhene nje tjeter lajm te mire. Ate se lojtari eshte gati per te luajtur. Mesa duket Victor da Silva eshte grumbulluar me ekipin per ndeshjen e neserme me Kukesin.
“Jemi gati, suksese Vllaznia”- shkruan Haxhaja krahas nje fotoje te publikuar ku ai eshte sebashku me futbollistin brazilian. Me siguri qe Victor Da Silva nuk do te luaje nga minuta e pare, por e rendesishme eshte qe tashme ky lojtar eshte bere pjese e ekipit dhe do te jete nje force me shume ne dispozicion te stafit teknik./SHKODRA-SPORT.COM/