Tirana dhe Teuta jane ndare ne barazim 1-1 ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne “Niko Dovana”. Durrsaket kane barazuar ne minuten e pare te shteses por ajo qe duhet permendur eshte se ky takim ka dhuruar nje lajm te mire edhe per Vllaznine.
Siç dihet, Tirana javen e ardhshme do te prese ne “Selman Stermasi” ekipin e Vllaznise por ajo nuk do te kete te gatshem per kete takim dy prej lojtareve me te rendesishem te saj, mbrojtesin Hoxhallari dhe mesfushorin Torrasa.
Te dy keta lojtare jane ndeshkuar ne ndeshjen ndaj Teutes me kartona te kuq dhe per pasoje do te mungojne ne sfiden e rradhes, ate ndaj Vllaznise. Perveç tyre, mbetet per t’u pare edhe gjendja e mesfushorit shkodran Edon Hasani.
Ai nuk luajti sot per shkak te nje demtimi dhe ende nuk dihet nese do te rikuperohet per javen tjeter. Vllaznia kesisoj ne njefare menyre duket se ka marre nje lajm te mire ne kete pragndeshje.
Megjithate, edhe shkodranet nuk perjashtohet mundesia qe te kene mungesa ne kete perballje. Gjithsesi, per ekipin shkodran e rendesishme eshte te fitoje te henen ndaj Bylisit.
www.shkodrasport.com