Vllaznia leviz ne merkato dhe mrbemjen e sotme ka bere pjese te saj sulmuesin maqedonas Fahrudin Djurdjevic.

29 vjeçari pritet te bashkohet neser me skuadren ne miqesoren qe ajo do te luaje ne Podgorice ndaj Buduçnostit dhe do te udhetoje me te me pas drejt Serbise per te zhvilluar stervitjet e para me kuqeblute.

Lajmi per arritjen e marreveshjes me kete futbollist eshte bere i ditur pak minuta me pare nga ana e vete klubit shkodran permes faqes se tij zyrtare ku shkruan:

VLLAZNIA ARRIN MARRËESHJEN ME SULMUESIN DJURDJEVIC

KF Vllaznia bën të ditur se mbrëmjen e sotme ka arritur marrëeshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjevic. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm dhe do të bashkohet me të nesër në Podgoricë për të udhëruar sëbashku drejt Zllatiborit për stërvitje.

Djurdjevic është 29 vjeç dhe përpos aktizimit në kampionatin maqedonas, ka luajtur edhe në kampionate të tjera dhe me eksperiencën e tij pritet të jetë një element i rëndësishëm për Vllazninë si në ndeshjet europiane ashtu edhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar.
Welcome Fahrudin Djurdjevic!