E prisnin prej ditesh qe te kthente pergjigje por deri me sot ajo nuk ardhur dhe per pasoje drejtuesit e Vllaznise kane vendosur qe te ndryshojne kurs.
Behet fjale per sulmuesin kosovar Dardan Rexhepi. Lojtari qe prej disa vitesh luan ne Suedi ka qene nje nder objektivat e merkatos se kuqebluve madje drejtuesit e tyre e bene fakt te kryer ardhjen e tij ne Shkoder dhe firmosjen me te.
Por ne fakt 28 vjeçari ka qene duke studiuar edhe ndonje oferte tjeter dhe e ka lene Vllaznine ne pritje. Kjo gje nuk i ka pelqyer drejtuesve shkodrane qe kane vendosur te mos e presin me.
Ne keto rrethana, Dardan Rexhepi nuk eshte me ne planet e skuadres me te vjeter ne historine e futbollit shqiptar. Ajo tashme eshte vene ne kerkim te nje sulmuesi tjeter dhe po sheh opsione te ndryshme.
Vete trajneri Brdariç dje pas miqesores me Kastriotin u shpreh se Vllaznise i duhet nje lojtar cilesor ne maje te sulmit dhe perpjekjet per ta gjetur ate do te vijonin deri ne fund.
www.shkodrasport.com