
Në ndeshjet testuese të zhvilluara në prag të sezonit të ri futbollistik, skuadra shkodrane është treguar “ok”. Seria e ndeshjeve miqësore që Vllaznia ka zhvilluar në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik, ka dhuruar rezultate shumë të mira për kuqeblutë. Në pesë takimet që ata kanë luajtur gjatë kësaj periudhe, ata kanë arritur 4 fitore dhe vetëm 1 humbje. Ndeshja e parë ka qenë ajo e luajtur me Tërbunin e Pukës dhe Vllaznia fitoi 3-0. Autorë të golave për kuqeblutë ishin Gjini, Beqiri dhe Vecaj. Ky I fundit ka shënuar edhe golin e fitores në miqësoren e dytë, atë që kuqeblutë ka në fituar 2-1 Dinamon ndërsa goli tjetër ka qenë autogol I Seksenit. Në miqësoren e tretë, atë të luajtur në kryeqytet, skuadra shkodrane është mundur nga Tirana me rezultatin 1-0. Pas kësaj kanë ardhur edhe dy fitore të tjera, 2-1 me Teutën, autorë të golave kanë qenë Gjini dhe Dibra ndërsa në fitoren e fundit, atë 3-0 me Besën e Kavajës autorë të golave kanë qenë Hajdari, Beqiri dhe Dema. Bilanci I kësaj skuadre është I qartë: ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e luajtura, ka shënuar 10 gola dhe ka pësuar vetëm 3 gola. Në pamje të parë gjërat duken në rregull kështu teksa është një skuadër që shënon shumë, mesatarisht dy gola në çdo ndeshje dhe pëson shumë pak. Nëse do të ndodhte kështu edhe në kampionat, sigurisht që gjërat do ishin në rregull megjitthatë pritet për t’ u parë nëse vërtetë do të ndodhë kështu. Vetë trajneri Canaj nuk është krejtësisht I kënaqur me lojën e skuadrës. Ai prêt më shumë nga të besuarit e tij dhe prandaj nuk dëshiron të mburret me fitoret në miqësore. Interesant është fakti se fitoret janë arritur të gjitha në ndeshjet e luajtura në “Loro Boriçi” ndërsa humbja e vetme ka ardhur në ndeshjen e luajtur në transfertë. Do të jetë vallë ky problemi I kësaj skuadre në sezonin e ri? Kjo duhet pritur për t’u parë deri në fund. Nëse do të ndodhte kështu, do të ishte një problem. Megjithatë Vllaznia aktuale duhet ende për t’ u korigjuar. Ka ende mangësi dhe “timonieri” I saj e di mirë këtë gjë. Gjërat duhen parë jo vetëm bardh e zi. Canaj e di mirë se çfarë kërkon Shkodra dhe publiku shkodran. Nëse në ndeshjen e fundit me Besën, ka marrë duartrokitje prej një mase të tyre që kanë qenë të pranishëm në stadium, trajneri vlonjat e di mirë se këto duartrokitje do t’I kthehen në kundërshtime nëse më 31 gusht, Vllaznia nuk mund dot Flamurtarin në ndeshjen e parë të kampionatit. Prandaj dhe ai mbetet me këmbë në tokë. Çdo ditë mundohet bashkë me ndihmësin e tij Samuel Nikaj të korigjojë diçka në lojën e skuadrës dhe për momentin gjërat duken mirë. Në rradhë të parë në aspektin fizik të saj sepse ndonëse stërvitja ka filluar disi me vonesë, futbollistët kanë filluar të marrin formën e duhur. Pesë ndeshjet miqësore që ekipi ka zhvilluar deri më tani janë një tregues I një skuadre që luan futboll të kujdesshëm. Objektivi I Vllaznisë së këtij sezoni, ky do të jetë. Për t’ u renditur diku nga mesi I tabelës së renditjes por natyrisht me pikësynimin që sezonin e ardhshëm gjërat të jenë shumë më ndryshe. Sezoni I sivjetëm me financa të reduktuara dhe një skuadër thuajse të gjithën me shkodranë, është një “rrisk” që kanë marrë mbi shpinë drejtuesit e lartë të klubit por ata mund t’ia dalin. Deri tani gjërat duken në rregull.
Gjergj KOLA
5 ndeshjet miqësore të Vllaznisë
Vllaznia- Tërbuni 3-0
Vllaznia- Dinamo 2-1
Tirana- Vllaznia 1-0
Vllaznia- Teuta 2-1
Vllaznia- Besa 3-0
Mbarojnë ndeshjet miqësore, ka vetëm një test më të rinjtë
Seria e ndeshjeve miqësore për ekipin e Vllaznisë ka marrë fund me ndeshjen ndaj Besës të luajtur pasditen e së mërkurës. Stafi drejtues kuqeblu nuk ka ndër mend të zhvillojë ndonjë miqësore tjetër me ndonjë kundërshtar të Superligës apo të kategorisë së parë. Në plan është për t’u zhvilluar vetëm një test kontrolli paraditen e së shtunës ndaj ekipit të të rinjve dhe kaq. Skuadra do lihet pastaj 48 orë pushim për të nisur punë të hënën me përgatitjet për sfidën e parë të kampionatit, atë me Flamurtarin.