Ish-mesfushori i Dinamos, Redon Mihana, është futbollisti më i ri i Egnatias. “Panorama Sport” shkruan se klubi rrogozhinas ka firmosur për katër vite me mesfushorin 23-vjeçar.

Mihana ishte në bisedime edhe me Vllazninë, por duket se Egnatia është treguar më këmbëngulëse për të marrë shërbimet e tij. Tashmë, pas vetëm një viti me Dinamon, Mihana ka zgjedhur një aventurë tjetër për të qëndruar në Superiore, me zyrtarzimin e tij te Egnatia, që pritet të vijë shumë shpejt.

Te Vllaznia ne fakt e kane pelqyer se tepermi kete lojtar dhe vete trajneri Josa kishte dhene OK-in per transferimin e tij por ne skene dolen disa probleme per punen e kartonit te tij qe posedohej nga Apolonia dhe ne kete menyre, kalimi u zgjat disi.

Me pas shkodranet u fokusuan tek pergatitjet per ndeshjet europiane dhe e lane disi mbas dore kete gje e nga kjo ka perfituar Egnatia e cila ka arritur akordin dhe pret ta zyrtarizoje ne oret ne vazhdim si futbollistin e saj.
Maringlen ZHIVANI