Prej kohësh, Victor Da Silva ka arritur akordin me Partizanin, por problemet fizike të shfaqura në fund të sezonit, e kanë penguar të bashkohet me ekipin. Megjithatë shumë shpejt, ai pritet të jetë futbollisti i ri i Partizanit në ditët në vijim.

Ashtu siç është raportuar prej kohësh, braziliani e ka mbyllur marrëveshjen me të kuqtë dhe pritet vetëm hedhja e firmës në kontratë. Në fakt, duket se ai edhe me skuadrën e tij të re, veproi si me Vllazninë, sepse asnjëherë nuk ishte bashkë me pjesën tjetër të ekipit, por gjithmonë ka preferuar të bëjë pushim më shumë se sa pjesa tjetër.

Prej dy sezonesh, braziliani ishte një nga futbollistët kryesorë të Vllaznisë, teksa në këtë fund sezoni vendosi të ndahej me kuqeblutë. Partizani e ka kontaktuar që në krye të herës dhe tashmë janë mbyllur edhe negociatat për të firmosur me të.

Në vazhdim, Victor Da Silva do të jetë futbollisti më i ri i Partizanit, teksa pritet edhe hedhja e firmës në kontratë, gje e cila mund te ndodhe ne ditet ne vijim e me pas lojtari do t’i bashkohet te kuqve ne stervitje.
Maringlen ZHIVANI