Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka bere nje perforcim te rendesishem ne prag te pjesmarrjes ne Ligen Unike e cila starton diten e neserme.

Behet fjale per basketbollistin shkodran Elian Memçaj. 19 vjeçari deri para pak ditesh ka qene pjese e ekipit te Kamzes me te cilin ka bere nje paraqitje shume te mire.

Por nderkohe ditet e fundit vete lojtari ka shprehur deshiren per t’u rikthyer serish tek Vllaznia e kjo ka qene edhe deshira e drejtuesve te klubit sepse njihen vlerat e ketij lojtari.

Ne keto rrethana, eshte bere edhe federimi i tij sipas rregullores se Federates Shqiptare te Basketbollit dhe tashme Elian Memçaj eshte pjese e Vllaznise.

Ai do te vihet menjehere ne dispozicion te trajnerit Jones dhe do te jete nje element me shume per kuqeblute ne perpjekjet e tyre per sukses ne Ligen Unike dhe ne kampionatin shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/