Pavaresisht perpjekjeve, Vllaznia e volejbollit te meshkujve nuk ia ka dale te mbaje serish shpresa per kalimin ne finalen e kampionatit te sezonit 2020-2021.

Pasi kishte humbur dy dite me pare gjysmefinalen e pare ndaj Partizanit ne Tirane, ajo e ka humbur edhe ndeshjen e dyte e cila u luajt pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Ndonese seti i pare nisi me rivalitet dhe rezultati kalonte sa ne avantazh te njeres skuader, aq edhe nje tjetres, por ne fund ka qene Partizani qe eshte treguar me i sakte dhe per kete arsye e ka fituar ate ne shifrat 25-20.

Me te njejtin rezultat ne fakt jane mbyllur edhe dy setet e tjera dhe kesisoj e gjithe ndeshja eshte mbyllur me rezultatin 3-0 ne favor te Partizanit qe kalon ne finale ku do te ndeshet me fituesin e ciftit Erzeni- Tirana.

Nderkohe Vllaznia e trajnerit Artan Kalaja e mbyll ketu rrugetimin e saj ne kete kampionat duke u mjaftuar me vendin e katert. Kuptohet qe per vete problematikat e shumta qe e shoqeruan kete ekip ne prag te sezonit, edhe ky vend nuk eshte keq per te./SHKODRA-SPORT.COM/