Fitorja e jdeshme ndaj Kukesit ka qene shume e rendesishme per ekipin e Vllaznise sepse jo vetem ka bere qe ai te ruaje distancen prej 9 pikesh me ndjekesit, por nga ana tjeter “ka hequr qafe” nje rival.

Diferenca tashme me Kukesin ka shkuar ne 15 pike dhe duket mese e mjaftueshme per ta lene larg kete ekip qe ne fakt konsiderohej pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion kete sezon.

Nisur nga ky fakt, entuziasmi ne kampin shkodran pas fitores se djeshme ne “Elbasan Arena” ka qene shume i madh dhe kjo ka perfshire edhe drejtuesit e Vllaznise.

Nga sa ka mesuar “Shkodra Sport”, ata kane zbritur ne dhomat e zhveshjes dhe kane shperndare serish nje shperblim prej ekipin. Kete here mesohet se shuma e shperndare ka qene 5 mije euro.

Kjo do te thote se futbollistet dhe stafi i Vllaznise kane pse te jene edhe me te lumtur dhe me entuziaste per fitoren qe po arrijne sepse perveç fitoreve dhe vendit te pare, po ngrohin xhepat thuajse ne çdo ndeshje nga shperblimet qe po marrin./SHKODRA-SPORT.COM/