Pas ndalesës javën e kaluar ndaj Erzenit, Vllaznia e volejbollit të meshkujve i është rikhyer sërish fitores duke mundur mbrëmjen e sotme ekipin tjetër pretendent, atë të Partizanit me rezultatin e pastër 3-0.

Seti i parë ka patur shumë rivalitet, madje ka qenë Partizani që ka udhëhequr vazhdimisht por pa e konkretizuar dot. Djemtë e Ylli Tomorit kanë udhëhequr deri në shifrat 23-20, por shkodranët nuk janë dorëzuar dhe kanë përmbysur gjithçka duke e fituar këtë set 25-23.

Në të dytin, epërsia e kuqebluve vjen duke u rritur dhe Vllaznia fiton sërish 25-18. Epersia eshte ruajtur edhe ne setin e trete qe fitohet serish nga ana e vendasve, kete here me shifrat 25-15 dhe kesisoj krejt ndeshjen 3-0.

Kjo ka qenë fitorja e dhjetë e ekipit të Vllaznisë në 11 javë kampionat duke mbajtur tashmë vendin e dytë në renditje. Paraqitja e sotme e kuqebluve ka qenë e mirë dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë loja e mirë e dy të huajve që luajnë në rradhët e tyre, Misiyuk dhe Medenica. Sidomos bjellorusi ka qene i papermbajtshem duke triumfuar gjithmone ne gjuajtjet e tij.

Bashkë edhe me kapitenin Qafarena, Rrashketën, Kolën, Lloshin, Gjoklajn, Juknin e lojtarë të tjerë treguan se kanë krijuar një ansambël shumë interesant që do të luftojë deri në fund për fitimin e titullit kampion.
© shkodrasport.com