Vllaznia ka marre nje trepikesh me shume vlere pasditen e sotme ne Vlore ndaj Flamurtarit duke marre nje trepikesh me shume vlere qe e ngjit ate ne vendin e dyte ne renditje.

Vllaznia e ka nisur me disa ndryshime ne formacion kete ndeshje teksa ne loje eshte Walusimbi per Markun, po ashtu nuk luajne Shehi e Hygor e ne vend te tyre jane Kruja e Zogaj.

Ndeshja ka nisur me mire per Flamurtarin qe ne minuten e 4-te ka rrezikuar me ane te Rrapajt qe godet me koke dhe pret Sherri. Me pas Vllaznia sikur zgjodhet dhe mundohet te marre frenat e lojes ne loje por i mungojne rastet ne porten e Moçkes.

Ne minuten e 32-te shkodranet kalojne ne avantazh. Gligorov shkëputet në krahun e djathtë dhe nis topin në zonë, aty ku Kruja vetëm shtyn sferën në rrjetë.

Por avantazh zgjat vetem dy minuta. Aksion i shpejtë me kombinime i vlonjatëve, gjuajtje e Hoxhajt që shkon drejt portës e aty është Sukaj i cili e shtyn në rrjetë e më pas nuk feston.

Nje minute par fundit te pjeses se pare, Deliaj ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe dhe arbitri Beqiri e largon nga fusha me kartonin e kuq duke lene Flamurtarin me nje futbollist me pak.

Ne te dyten Vllaznia ushtron me shume presion megjithate goli i avantazhit do te vuante shume per shenimin e tij. Do te duhej te vinte minuta e 72-te kur Krymi do te shenonte per kuqeblute.

Ne minuten e 86-te Ramadani ka mundesi te shenoje edhe golin e trete por gjuan keq duke goditur vetem rrjeten e jashtme. Ne minuten e 93-te eshte Wenderson qe shenon gol serish dhe perfundimisht Vllaznia fiton 3-1 duke u ngjitur ne kuoten e 15 pikeve dhe tashme eshte ne vendin e dyte ne renditje.

Flamurtari- Vllaznia 1-3

Shenues: Sukaj 34’/ Kruja ’32, Krymi ’72, Wenderson ’93

Flamurtari: Moçka, Pjeshka, Zeqaj, Gocaj, Deliaj, Muçollari, Nebiohu, Rrapaj, Hoxhaj, Sukaj, Ribaj.Trajner. Dritan Sadedini

Sherri, Gligorov, Malota, Gurishta, Godfrei, Kruja, Krymi, Ramadani, Zogaj, Shtubina, Lika. Trajner. Mirsad Jonuz

Arbiter: Ardian Beqiri