Vllaznia mund edhe Korabin dhe arrin fitoren e tete rradhazi ne kampionat. Ne takimin e sotem kuqeblute kane fituar me rezultatin 1-0 ndaj dibraneve ne takimin e luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur goli i shënuar nga kapiteni Krymi që në minutën e 2-të. Ai përfitoi nga një gabim i mbrojtësve të Korabit që në përpjekje për të pasuar tek portieri, ia dorëzojnë topin shkodranëve dhe mesfushori që mban shiritin e kapitenit në këtë ndeshje e dërgoi topin në rrjetë
Vllaznia ka patur një mundësi për të dyfishuar shifrat pasi mbrojtësi Ignat nuk ka qenë i saktë në goditjen e një 11-metërshi të akorduar në favor të skuadrës së në minutën e 26-të.Bardulla është penguar në mënyrë të parregullt brenda zonës nga një mbrojtës dibran dhe arbitrja Rrusta tregon pikën e bardhë. Ekzekutimin e 11-metërshit e merr përsipër mbrojtësi rumun por gjuajtja e tij
është pritur nga portieri Birja.
Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0 për vendasit. Në fillimin e së dytës është e njëjta mënyrë loje. Vllaznia në minutën e 65-të ishte sërish pranë golit por këtë herë Kruja është ndalur nga traversa. Ai ka ekzekutuar mjaft bukur një goditje dënimi dhe topi përpak sa nuk përfundoi në rrjetë.
Me pas, ka serish perpjekje per te tjere gola, por nuk ia dalin dot dhe kesisoj i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin 1-0 per Vllaznine e cila ndonese ka siguruar ngjitjen ne Superlige, vazhdon te fitoje.
Vllaznia- Korabi 1-0
Krymi ‘2
Vllaznia: Qarri, Gurishta, Borshi, Ignat, Marku, Krymi, Bardulla (Gocaj 36′), Mehmedaj (Palushani 71′), Kruja, Bilali (Eziamaka), Zogaj. Tr: A.Canaj
Korabi: Birja, Bogdani (Milla 87′), Disha, Doçi, Hoxha, Hysi, Karaj, Lika, Muça (Lleshi 80′), Raza dhe Reçi (Lala 66’). Tr: D. Bubeqi
© shkodrasport.com