Vllaznia- Teuta 3-1

Vllaznia: Vujadinoviç, Smajli, Petroviç, Sykaj, Popoviç, Belisha, Muça, Gocaj (Nimani 53’), Bardulla (Sinani 53’), Vajushi (Danaj 90+1’), Sukaj. Tr: M. Josa

Teuta: Rizvani, Sheta, Osmani, Jakupi, Bakiasi (Nika 73’), Tairi, Markoviç, Veliaj (A. Hoxha 82’), Hyshmeri, Dosti (Pepa 66’), Çota. Tr: H. Lika

Shënues: Vajushi 59’, Sukaj 62’, Markoviç 87’/ Çota 46’

Gjyqtarë: B. Pashaj, R.Avdo, E. biçaku (Tiranë)

Karton të verdhë: Smajli, Popoviç, Vajushi/ Tairi

Komenti

Vllaznia fiton sërish me përmbysjes ashtu sin ë javën eparë të kampionatit ndaj Laçit duke dhuruar jo pak emocione tek të pranishmit. Njëkohësisht shkodranët pësojnë gol sërish sin ë Kamëz që në minutat e para të pjesës së dytë megjithatë e rëndësishme është marrja e tre pikëve dhe tashmë kuqeblutë janë në të njëjtin hap me ekipet e tjera pretendente.

Pjesa e parë

Skuadrat e kanë nisur ndeshjen me nga një zëvendësim në krahasim me ndeshjen e kaluar teksa tek Vllaznia nuk ka luajtur Hasani për shkak dëmtimi dhe në vend të tij është aktivizuar Bardulla. Tek Teuta, trajneri Lika ka preferuar të aktivizojë në lojë Dostin në vend të pepës pas paraqitjes së mirë të tij në ndeshjet e kaluara. Pavarësisht nga këto, loja në minutat e para të ndeshjes ka qenë e ekuilibruar. Dy ekipet duket se nuk e kanë shumë mendjen tek sulmi por luajnë me topa të shumtë kryesisht në mesfushë pa arritur dot të kenë befasinë në sulm. Do ketë për rrjedhojë shumë pak raste shënimi për të dy skuadrat sepse loja e tyre është shumë e lexueshme. Për rrjedhojë ky 45 minutësh do mbyllej në shifrat e barabarta 0-0.

Pjesa e dytë

E dyta nis me gol të pësuar nga Vllaznia. Ashtu si edhe në Kamëz javën e kaluar, ata pësojnë shumë shpejt. Një vendosje jo e mirë e mbrojtjes dhe Çota shënon me kokë. Kjo gjë I ka shokuar shkodranët që nuk duan ta pranojnë një gjë të tillë. Trajneri Josa nuk vonon dhe hedh dy forca njëherazi në lojë, Sinanindhe Nimanin. Dhe nuk gabon. Dy pasime të sakta të Sinanit, bëjnë që Vllaznia të shënojë dy herë me anë të Vajushit dhe Sukajt. Çdo gjë ka ndodhur Brenda 3 minutash dhe në “Loro Boriçi” paniku I disavantazhit ikën shpejt. Stadiumi brohoret golat dhe ndryshimin e lojës së Vllaznisë. Gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe tashmë është Vllaznia që dominon në fushë.