Vllaznia e volejbollit te femrave ben mrekulline dhe fiton gjysmefinalen e dyte ndaj Tiranes, duke e çuar tashme fatin e kualifikimit per ne finalen e kampionatit ne ndeshjen e trete.

Pas humbjes ne gjysmefinalen e pare 1-3 ndaj Tiranes ndaj bardhebluve, vajzat shkodrane kane fituar ne gjysmefinalen e dyte me te njejtat shifra ndaj ketij ekipi ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vllaznia e Nora Dedes e ka fituar setin e pare ne shifrat 25-19, ndersa ne te dytin ne fakt eshte Tirana qe e fiton lehtesisht ne shifrat 25-9 duke barazuar numrin e seteve ne 1-1.

Por nderkohe ne te tretin eshte Vllaznia qe fiton serish 25-19 nderkohe qe ne te katertin do te kete shume rivalitet. Rezultati barazohet herepashere dhe do te shkonte ne shtese por ne fund eshte Vllaznia qe fiton 29-27 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Ne kete menyre numri i ndeshjeve gjysmefinaleve barazohet ne 1-1 dhe per te vendosur se cila skuader do te shkoje ne finale, do te luhet edhe nje ndeshje e trete pas tre ditesh ne Tirane. Me paraqitjet qe po ben ekipi i Vllaznise ka shume shpresa per te qene ai ne finalen e kampionatit te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/