...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia mundet 0-1 në Shkodër nga Flamurtari në ndeshjen e parë

Vllaznia mundet 0-1 në Shkodër nga Flamurtari në ndeshjen e parë

Vllaznia e ka nisur me humbje kampionatin e ri të futbollit. Në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Flamurtarit, ajo është mundur me rezultatin 1-0. Goli I Taulant Kuqit në minutën e 27-të të ndeshjes, I ka mjaftuar vlonjatëve për ta nisur me fitore kampionatin e ri. Shkodranët nga ana e tyre kanë zhvilluar një ndeshje shumë të dobët duke mërzitur së tepërmi tifozët por edhe drejtuesit e kësaj skuadre. Ata nuk kanë arritur për asnjë moment të tregojnë vlerat e tyre. kuqeblutë kanë treguar probleme të mëdha në repartin e sulmit teksa në këtë ndeshje nuk ka qenë I gatshëm as kroati I sapoblerës Bushiç për arsye të mosarrjes ende të kartonit. Në pjesën e parë të këtij takimi, loja nisi më e mirë për vendasit por ata nuk kishin fuqi goditëse. Ndërkohë në minutën e 27-të, Kuqi pas një rrëmuje në zonën shkodrane, ka goditur saktë duke shënuar. Pjesa  eparë do të mbyllej 1-0 për miqtë. Në të dytën, falë edhe ndryshimeve në formacion, pritej që Vllaznia të paktën të barazonte. Por shpresat u zbehën kur në minutën e 65-të të ndeshjes, mbrojtësi Alis Baci është larguar me karton të kuq nga fusha për një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit. Pas këtij momenti, forca goditës e kuqebluve u zbeh së tepërmi dhe fundi I ndeshjes nuk ka dhuruar rezultat tjetër por vetëm 1-0 për miqtë. Trajneri Agim Canaj në konferencën eshtypit të pasndeshjes ka theksuar mungesën e forcës goditëse të sulmit ndërsa trajneri Ernest Gjoka I Flamurtarit, e konsideroi një nisje shumë të mirë të kampionatit këtë fitore në Shkodër

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.