Pas asaj me Tiranen dhe Rahovecin, Vllaznia e basketbollit te meshkujve peson humbjen e trete rradhazi. Kete here ndaj Teutes per kampionat ne ndeshjen e luajtur mbremjen e se merkures ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit.
Takimi ka nisur me mire per vendasit te cilet e fituan perioden e pare ne shifrat 25-14. Vllaznia mundohet te reagoje ne perioden e dyte te cilen e fiton ne shifrat 18-13 dhe dy ekipet shkojne ne pushim me nje avantazh prej 6 pikesh ne favor te Teutes.
Edhe e treta eshte e mire per shkodranet te cilet e fitojne ate 22-16 dhe ne kete menyre ne fund perpara startit te 10 minuteshit te fundit, rezultati ishte i barabarte 54-54.
Kjo jepte shprese per nje fitore, por nuk ka ndodhur keshtu sepse 10 minuteshi i fundit eshte serish zhgenjyes per kuqeblute. Ato e humbasin ate 10-24 dhe krejt ndeshjen ne shifrat 78-64. Pikeshenuesi me i mire i saj ne kete ndeshje ka qene Shestani me 16 te tilla.
Pas javes se 7-te te kampionatit, Vllaznia tashme ka zbritur ne vendin e katert te renditjes me 11 pike, po aq sa edhe Kamza e vendit te trete, nderkohe qe Tirana eshte e dyta me 12 pike dhe kryeson renditjen Teuta me 13 pike./SHKODRA-SPORT.COM/