Ka pritur më shumë se të tjerët, ka kthyer mbrapsht edhe ndonjë ofertë të mbërritur në adresën e tij dhe ka ruajtur shansin e tij.

Elmir Lekaj, kapiteni i ekipit Vllaznia U19 sezonin e kaluar, gjatë verës ka qenë në mëdyshje për t’u larguar nga Shkodra ashtu siç bënë shokët e ekipit Qardaku, Ndreca, Hoxha e Shimaj, apo për të qëndruar.

Ofertat nga Ballshi, Kosova apo ndonjë vend tjetër e kanë tunduar, megjithatë i shtyrë edhe nga familjarët e tij, ka vendosur të presë Vllazninë, ashtu siç i kishte thënë edhe administratori Lici.

Dhe kështu ka ndodhur. 19 vjeçari priti, doli në stërvitje, u përkushtuar në maksimum dhe kaq ka mjaftuar.

Sot, ndonëse një ndeshje delikate dhe kur në pjesën e dytë Vllaznia ra edhe fizikisht ndaj Laçit, trajneri Jonuz nuk ka preferuar të aktivizojë ndonjë lojtar me përvojë në vend të Krujës, por ka hedhur në fushë atë.

Nuk ka luajtur shumë, vetëm 15 minuta, por ka bërë mirë. Ka treguar pjekuri e maturi në lojën e tij. Grintën e ka nga mosha dhe karakteri i lojës. Të tjerat do t’i fitojë.

Lekaj është një futbollist me të ardhme dhe për këtë arsye, duhet të vazhdojmë t’i besojmë. Vllaznia mund të fitojë një lojtar të perspektivës. Daten 24 gusht 2019, ai do ta mbaje gjate ne kujtesen e tij. Nje date qe kurresi nuk ka per ta harruar.
www.shkodrasport.com