Pjesa e dyte nis serish keq per ekipin e Vllaznise. Ne minuten e 52-te ka qene Erzeni i cili ka shenuar edhe golin e dyte. Ne fakt, ka qene autogoli i Markut ai qe i ka dhene kenaqesine shijakasve te festojne golin e dyte.

Ka qene nje shperthim i Lajthise i cili hyri deri ne zonen e Vllaznise, gjuajti fort dhe topi u perplas ne traverse, u kthye ne fushe dhe aty Marku ne perpjekje per te larguar topin nga zona, e ka derguar ate ne porten e tij.

Erzeni e ka nisur këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Që në minutën e dytë kalon në avantazh me anë të kapitenit Xhemalaj. Fillimisht gjatë aksionit shijakasit pretendojnë për 11-metërsh për pengimin e një lojtari të tyre brenda zone por arbitri vazhdon lojën dhe gjatë aksionit, topi shkon tek Xhemalaj që gjuan saktë tokazi duke e dërguar topin në rrjetë.

Vllaznia gjendet e papërgatitur nga pësimi i këtij goli dhe mundohet të reagojë, megjithatë e kanë të vështirë të organizohen, nisur edhe nga terreni shumë i keq i fushës së Peqinit.

Megjithatë përmes goditjeve standarte apo kroseve në zonë, ekipi shkodran mundohet të rrezikojë me anë të Junior, Markut apo dhe Krymit.

Erzeni: Vata, Vathi, Teqja, Ramilli, Dragoshi, Lajthia, Dakavelli, Xhemalaj, Troplini, Mahmutaj, Peqini. Tr: G. Stojku

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Zeqaj, Malota, Marku, Gocaj, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Junior. Tr: H. Lika

Arbitër: Kreshnik Cjapi (Fier)