Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLVllaznia në basketboll për meshkuj, me një mungesë të rëndësishme ndaj Tiranës

Vllaznia në basketboll për meshkuj, me një mungesë të rëndësishme ndaj Tiranës

Pasditen e nesërme do të zhvillohet ndeshja shumë e rëndësishme e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Por, në formacionin shkodran edhe në këtë përballje do të ketë një mungesë të rëndësishme. Jo më kot është përmendur disa herë edhe nga vetë trajneri Gjeçaj. Bëhet fjalë për Damian Bekteshin. Lojtari është dëmtuar prej gati dy muajsh teksa ka patur një zgjatje të ligamentit dhe ende nuk është bërë gati plotësisht për të luajtur.

Me shumë të ngjarë nuk do të jetë në dispozicion as për sfidën ndaj bardhebluve. Kjo padyshim që është mungesë e rëndësishme për ekipin shkodran nisur nga kontigjenti jo i plotë i lojtarëve që ai ka.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments