Vjen fitorja e tretë në kampionat për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Pasi ka mundur Partizanin dhe Barleti Eagles, kuqeblutë e trajnerit Gjeçaj sonte kanë mundur edhe Kamza Basket në shifrat 82-66.Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për shkodranët.

Ato e mbyllin periodën e parë në shifrat 32-15. Në të dytën epërsia e vendasve bie disi sepse janë miqtë nga Kamza që e fitojnë atë 19-11 duke ngushtuar shifrat në 43-34 para se dy ekipet të shkojnë në pushimin e ndeshjes. Megjithatë, Vllaznia në të tretën rikthehet sërish të thellojë rezultatin duke shkuar më tej edhe në të katërtën dhe kësisoj e fiton gjithë takimin me rezultatin 82-66. Natyrisht që fitorja mund të kishte qenë edhe më e thellë megjithatë trajneri i kuqebluve u mundua t’i krijonte mundësinë të gjithë lojtarëve të luanin në këtë ndeshje.
© shkodrasport.com