Janë luajtur ditën e sotme 4 ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Laçi fitoi me penallti ndaj Partizanit, Teuta mposht Kukësin 1-0, Vllaznia-Korabi 1-0 dhe Dinamo-Skënderbeu 1-3. Tashmë janë mësuar edhe 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës.
Laçi, Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu do të presin shortin që do të hidhet në ditët në vijim, ndërsa janë zbuluar datat zyrtare të ndeshjeve gjysmëfinale dhe të finales së Kupës.
Gjysmëfinalet do të luhen sërish me një ndeshje teke dhe do të luhen më datë 14 prill, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 30 maj.
Heshja e shortit te gjysmefinales padyshim qe pritet me shume interes sepse tre prej ekipeve do te deshirojne perballjen me Skenderbeun qe ne pamje te pare eshte nje kundershtar me i lehte. Ne çerekfinale kete shans e pati Vllaznia qe u ndesh me Korabin e kategorise se pare.
Verdiktin do ta japin goglat te cilat do te percaktojne dy çiftet gjysmefinaliste por edhe qytetet ku do te luhen keto ndeshje me 14 prill Te jete serish ne Shkoder? Per kete duhet te presim…