U pat demtuar ne pragndeshjen me Skenderbeun dhe qe prej atehere i ka munguar formacionit te Vllaznise. Aleksandar Isaevski ka qene nje mungese shume e rendesishme per stafin teknik sepse me te ne krahun e majte te mbrojtjes, gjerat kane funksionuar shume me mire.

Numri 18 i kuqebluve eshte rikthyer sot te luaje dhe ka qene titullar ne fushe ne ndeshjen e kupes ndaj Korabit ku u mundua te jape me te miren e tij, por kuptohet qe i duhet ende pune per t’u rikthyer ne formen me te mire.

Futbollisti maqedonas ka folur kete mbremje me gazetarin Andi Gjurgjej duke dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka dhene mendimin e tij per kualifikimin ne gjysmefinalen e kupes, por njekohesisht edhe per kampionatin.

– Aleksandar, riktheheni te luani serish pas nje pauze te gjate per shkak demtimi. Si ndiheni tani?

Ndihem i lodhur. Te luash nje ndeshje është shumë e vështirë pasi kam qendruar per nje kohe te gjate jashtë fushe. Me duhet të mësohem me ritmin e lojës, të kem orientimin e duhur ne ndeshje dhe force në këmbë për 90 minuta.

– Na flisni pak per ndjesine e rikthimit ne fushen e blerte dhe ç’mendim keni per vazhdimesine?

Jam i lumtur dhe mirënjohës që jam përsëri në fushë. Si lojtar është gjithmonë sfiduese te jem ne fushen e lojes, veçanërisht pas nje demtimi. Tani gjithçka ka të bëjë me kthimin tim në gjendje të mire fizike dhe punoj shume për t’u përmirësuar çdo ditë.

Do të jetë shumë e rëndësishme të luajme deri në ndeshjen e fundit sepse është shumë afër vendi i 1-re me te 6-tin. Thjesht duhet të mbajmë kokën lart, të jemi të fortë mendërisht dhe të punojmë shumë për të marrë të gjithe piket që mundemi deri në fund të kampionatit.

– E prisnit te aktivizoheshit sot nga minuta e pare?

Thjesht jam stërvitur gjatë gjithë javës dhe kam pritur vendimin e trajnerëve para ndeshjes.

– Arritet nje kualifikim te rendesishem por disi te veshtire perballe Korabit. Ju kenaq ky rezultat?

Mendoj se duhet ta shijojmë fitoren sepse u kualifikuam ne gjysemfinalen e Kupes. Mendoj se duhet ta kishim bërë rezultatin më bindes, por si mbrojtës ndonjëherë fitoret 1-0 janë më të ëmblat.

= Sipas jush, fitorja e arritur sot do ndikoje pozitivisht per te marre maksimumin ne ndeshjet e tjera?

Mendoj se fitorja nga sot do të rikthejë besimin te skuadra dhe se do mund të kthehemi në marrjen e rezultateve pozitive. Mendoj se dy ndeshjet e kaluara që kemi luajtur na kanë dhënë shpresë që të kthehemi serish ne lojerat e bukura. Ne jemi thjesht në një ngërç të vogël psikologjik dhe gjithçka që na duhet është vetëm një moment kyç për ta kthyer atë.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ