Përfundon në barazim ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut me dy skuadrat që ndajnë nga 1 pikë e cila mund t’i kënaqë të dyja. Të kuqtë harrojnë të fitojnë, por edhe të humbasin pasi shkojnë në 5 barazime rradhazi dhe 11 ndeshje pa humbje.

Heronjtë e skuadrave ishin Yuri Merlim me golin në pjesën e parë dhe Christian Mba që barazoi 30 sekonda nga nisja e të dytës.

Vlen të theksohet një paraqitje fantastike e portierit të korçarëve, Alia i cili ndali disa herë tentativat e të kuqve. Ne kete menyre gjithçka mbyllet ne shifrat 1-1.

Skuadrat ndajne nga nje pike duke ruajtur te njejtat pozitat ne tabelen e klasifikimit, me te kuqte qe humben mundesine t’i afrohen Egnatias dhe Skenderbeun per ta kaluar Tiranen ne renditje.