Vllaznia sot fitoi 1-0 ndaj Korabit dhe u kualifikua per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, por duhet thene se ka qene nje kualifikim me dritherima sepse miqte kane qene shume prane barazimit.

Dhe ne fakt njeriu qe u be nje shqetesim i vazhdueshem per mbrojtjen shkodrane dhe portierin e saj, ka qene sulmuesi me numrin 9 Xhuliano Skuka.

Ky emer ne fakt nuk eshte i panjohur ne Shkoder. Kjo sepse drejtuesit e Vllaznise veren qe shkoi kane tentuar shume ta bejne prone te tyre kete futbollist, por drejtuesit e Korabit nuk kane pranuar te heqin dore prej tij ngaqe ishte nen kontrate me ta.

Nje sulmues 22 vjeçar me te dhena shume te mira dhe mbi te gjitha me aftesi shenuese te veçanta per moshen e tij. Vertete ai luan ne kategorine e pare, por me shume siguri edhe ne superlige do te paraqiste vlerat e tij.

Paraqitja e sotme e ketij lojtari ne “Loro Boriçi” me siguri qe do t’i kete vene edhe njehere ne levizje drejtuesit kuqeblu per te tentuar per ta marre me çdo kusht veren e ardhshme.

Vllaznia aktualisht po vuan shume ne repartin e sulmit dhe ndonese ka disa lojtare per kete repart, ne ndeshjet e fundit ai nuk po e ben ashtu si duhet detyren e vet per te shenuar dhe ndihmuar skuadren ne arritjen e fitoreve./SHKODRA-SPORT.COM/