HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në kontakte me sulmuesin e larguar nga Partizani?

Vllaznia në kontakte me sulmuesin e larguar nga Partizani?

Vllaznia është drejt plotësimit të grupit për sezonin e ri. Shkodranët kanë qenë shumë të lëvizshëm deri tani teksa kanë ndryshuar thuajse të gjithë ekipin.

Ndërhyrja ka patur me shumicë në çdo repart, por trajneri Memelli u ka kërkuar edhe një sulmues tjetër drejtuesve, kjo pasi Bujar Hajdari nuk i ka plotësuar pritshmëritë në stërvitje.

‘Futbolli në Shqipëri’ raporton se Vllaznia ka nisur kontaktet me Remzifaik Selmani, i cili u largua nga Partizani. Sulmuesi u afrua te Partizani në merkaton e janarit por një dëmtim i rëndë e la jashtë fushave deri në përfundim të sezonit.

Me ardhjen e Zoran Zekic në stol, Selmani nuk ka gjetur hapsira për asnjë minutë në ndeshjet europiane duke qenë jashtë planeve të kroatit. Në këtë mënyrë ai u komunikoi drejtuesve dëshirën për t’u larguar dhe më pas erdhi edhe ndërprerja e kontratës./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments