I ftuar në emisionin “Procesin Sportiv”, në televizionin e Top Chanel, profesor Përparim Kabo, ka folur për shortin e Kombëtares, në eleminatoret e “Euro 2020”.

Ai fokusin e ka kaluar tek ndeshja e parë me Turqinë, e cila do të jetë një shenjë për të ardhmen e Kombëtares.

“Nëse Shqipëria në datën 22 Mars, për “Sulltan Novruz”, në ndeshjen kundër Turqisë, do të humbasë, atëhere nuk do merret njeri me Kombëtaren. Fokusi i tifozerisë do të jetë lista e sharjeve që do t’i bëhet Panuçit.”

Ndeshja ndaj Turqise ne fakt konsiderohet percaktuese per ecurine e metejshme te kuqezinjve ne keto eliminatore, edhe pse ajo konsiderohet nje nga kundershtaret e Shqiperise.

Turqia eshte me lart ne renditjen e UEFA-s, ka lojtare qe luajne ne skuadre elitare te Europes dhe me shume pervoje e tradite ne kesilloj kompeticionesh.

Per ta mundur ate, duhet patjeter nje Shqiperi shume e forte, nje skuader e lidhur dhe lojtare ne super-forme. Nese perseritet kombetarja e ndeshjeve te fundit, padyshim qe objektivi do te jete mos te renditemi ne vendet e fundit.