Gazetari i njohur Ervin Baku u shpreh pesimist për faktin se Shqipëria mund të eci mirë në fazën kualifikuese për kampionatin europian të 2020 duke patur trajner Christian Panuccin. Në emisionin “Pressing” të ABC News, ai u shpreh se Shqipëria të paktën ka të garantuar 12 pikë me përballjet ndaj Moldavisë dhe Andorrës.

“Shorti është i mirë. Kemi futur në xhep 12 pikë me Moldavinë dhe Andorrën. Futboolii i sotëm nuk ka skuadra të vogla. Prandaj, duhet të tregojmë kujdes.

Me Islandën, atë kohë që u përballëm zbritëm nga pretendentë për Kupën e Botës 2014 në vend të parafundit, Turqia na ka mundurr në ndeshje zytrtare, Franca është kampione bote në fuqi dhe ne e kemi mundur vetëm në ndeshje miqësore.

Jam skeptik se ky trajner nuk na çon larg. Edhe De Biazi në të parën nuk eci, por në të dytën eci, sepse erdhën shumë rrethana që shpërthyen. Ky trajner (Panucci) nuk na çon larg”, u shpreh Baku./newsport/