Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Redi Jupi, mendon se Shqipëria ka një short shumë të favorshëm për Euro 2020 dhe ka mundësi shumë të mirë për të shkuar në këtë aktivitet. Në “procesi Sportiv”, ai deklaroi se skuadra e drejtuar nga Panuçi ka shanse të luajë për vendin e dytë.

“Short me te favorshme nuk besoj si mund të kishim. Ishte vetëm një grup tjetër pak më i favorshëm. Por nuk duhet t’i marrim gjërat lehtë”, tha Jupi.

“Kosova? Nuk e ka shumë të lehtë grupin se duke qenë se ishte në vazon e 5 nuk është se e favorizon shumë ky short. Ka mundësi të bëjë mirë në këtë grup. Dy nga ekipet, Bullgaria dhe Mali i Zi janë ekipe që janë nën nivelin e Kosovës për mendimin tim.

Ky short ka një veçori që dy vende kualifikohen, vendi i tretë është për ngritje vazoje për turnetë e ardhshme. Mendoj se vendin e tretë e ka brenda mundësive, me një fazë kualifikuese normale e mbyll në vend ët tertë. Çekia e vendit të dytë është e fortë, por nuk i dihet”, tha ai.

Po ashtu Juopi ka folur edhe per momentin e keq qe po kalon ekipi i Tiranes per te cilin ka thene se eshte kandidati kryesor per te rene nga Superliga.

“Në momentin që e mori Mema filloi të luante mirë, kishte entuziazëm, por nuk mendova që situata do të përkeqësohej. Ajo që bënë ishte se nuk e kuptuan që ishin duke rënë nga kategoria, sot Tirana është kandidati i parë për të rënë nga kategoria, me atë që u pa në fushë, me atë që dhanë Kamza e Kastrioti se fundmi. Patjetër që ka lojtarë më të mirë se Kastrioti. Kastrioti bënte gabime kalamajsh edhe në largim topi, por motivimi ishte maksimal”- ka deklaruar ai.