Qe Vllaznia nuk po kalon momente te mira, kete nuk eshte e veshtire ta kuptosh sepse mjafton t’i referohesh faktit qe ne tre ndeshjet e fundit ka marre vetem nje pike dhe kjo i shpjegon te gjitha.
Duke i bere nje krahasim me sezonin e kaluar, kupton qarte se diferencat jane te medha. Vllaznia e vjetshme pas 8 javesh kampionat ka grumbulluar thuajse dyfishin e pikeve qe ka marre sivjet.
Pra, vjet ne te njejten periudhe ajo kishte 19 pike dhe kryesonte renditjen, ndersa sivjet ka vetem 9 dhe ndodhet per momentin ne vendin e peste te saj.
Megjithate kjo ecuri nuk i ka zhgenjyer pjestaret e Vllaznise te cilet besojne se mund t’ia dalin te rikthehen ne momentet e tyre me te mira shume shpejt.
Tashme edhe kalendari flet ne favorin e tyre sepse duke perfshire edhe ndeshjen e kupes ndaj Pogradecit, ne 6 ndeshjet e ardhshme, 5 prej tyre do t’i luaje ne Shkoder. Mjafton ky fakt per te treguar se ne keto jave shume gjera mund te ndryshojne./SHKODRA-SPORT.COM/