Skenderbeu- Oriku ka qene nje nga sfidat interesante qe eshte luajtur pasditen e sotme ne kuadrin e javes se 16-te te kategorise se pare e cila eshte luajtur ne stadiumin e Korçes dhe eshte fituar nga vendasit me rezultatin 4-1.
Interesant eshte fakti se 2 prej 5 golave te kesaj ndeshje jane shenuar nga futbollistet shkodrane, nga nje per secilin skuader, teksa per Skenderbeun autor goli ka qene edhe Uendi Vecaj, ndersa per Orikun golin e vetem e ka shenuar Eraldo Deda.
Te dy keta futbolliste jane aktivizuar ne pjesen e dyte nga trajneret e tyre duke rezultuar menjere percaktues. Deda hyri ne fushe ne minuten e 46-te dhe kater minuta me vone ka ngushtuar shifrat e ndeshjes ne 2-1, por me pas korçaret kane shenuar edhe dy gola te tjere.
Vecaj hyri ne fushe ne minuten e 80-te ne vend te shkodranit tjeter Ardit Nikaj dhe dy minuta me vone shenoi golin e katert dhe te fundit te ndeshjes. Perpos ketyre tre futbollisteve, ne pjesen e dyte te ndeshjes jane aktivizuar edhe dy futbolliste te tjere tek Oriku.
Behet fjale per Roland Shkrelin dhe Kabir Tahiragen, nderkohe qe ne stol ka qene dhe shkodrani tjeter Olsi Shema, por qe nuk eshte aktivizuar asnje minute. Me fitoren e sotme Skenderbeu eshte ngjitur ne kuoten e 30 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes, nderkohe qe Oriku mban vendin e 12-te me vetem 15 pike./SHKODRA-SPORT.COM/