Java e 23-të e Superiores do të kthejë sfidat e elitës së kampionatit shqiptar përsëri të premten, me shumicën e ndeshjeve që do të luhen në këtë ditë, për më tepër edhe me orare të pafavorshme për mbështetësit e skuadrave.

Një duel shumë delikat për titullin dhe mbijetesën, ai mes Kukësit dhe Partizanit, do të luhet pikërisht të premten në orën 13:00, ashtu si ndeshja mes Bylisit dhe Egnatias që tashmë mund të jenë vendimtare si sa i përket ecurisë së ballshiotëve, ashtu edhe të rrogozhinasve. Plani i ditës së premte mbyllet me një duel që pritet të dhurojë shumë luftë, mes Erzenit dhe Laçit.

Ndërkaq, të dielën të dy sfidat luhen në orën 16:00. Tirana pret Teutën në një ndeshje ku do të përpiqet të ruajë diferencën me ndjekësit. Një prej tyre është edhe Vllaznia e cila luan paralelisht në të njëjtën orë duelin e saj ndaj Kastriotit.

KALENDARI / JAVA 23

E premte

Kukësi-Partizani 13:00

Bylis-Egnatia 13:00

Erzeni-Laçi 16:00

E shtunë

Tirana-Teuta 16:00

Vllaznia-Kastrioti 16:00