Vllaznia është duke kaluar një krizë rezultatesh, të cilat kulmuan me barazimin në Shkodër ndaj Laçit ditën e djeshme.
Në gjashtë ndeshjet e fundit, fituesit e Kupës së Shqipërisë në fuqi, kanë barazuar tre dhe kanë humbur tre ndeshje, duke mos arritur të marrin asnjë fitore.
Një ecuri e keqe e shkodranëve, të cilët synojnë që të futen në Kupat e Europës. Pas 28 ndeshjesh, Vllaznia e sheh veten në vendin e 5-të me 40 pikë, pesë pikë larg Kukësit, që është në vendin e tretë, vend ky që të kualifikon direkt në Kupat e Europës.
Në tetë ndeshjet që kanë mbetur për t’u luajtur deri në fund të këtij viti futbollistik, synimi i skuadrës është që të grumbullojë 24 pikë, megjithatë mbetet për t’u parë se sa i arritshëm do të jetë ky synim i tyre.
Maringlen ZHIVANI