Pavarësisht dëshirës së madhe për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë, Vllaznia në volejboll për të reja nuk ia ka dalë dot të fitojë ndaj Tiranës.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, kanë qenë vajzat bardheblu që kanë fituar me rezultatin 3-0.

Përvoja e mikeve është parë qartë të triumfojë në parket ndaj vajzave të reja shkodrane të cilat duhet patjetër të marrin eksperiencë për t’u përballur pastaj si të barabarta me ekipe si Tirana.

Kjo e fundit i ka fituar tre setet respektivisht në shifrat 25-20, 25-18 dhe 25-20.

Humbja e sotme dhe gabimet e vërejtura në të, padyshim që duhet t’u shërbejë vajzave të drejtuara nga trajneri Mark Kroqi për ndeshjet e ardhshme.
© shkodrasport.com